Presidenti i Turqisë Erdoğan së bashku me ndihmat mjekësore të Turqisë për SHBA-të, i dërgoi një letër presidentit amerikan Donald Trump.
Erdoğan lidhur me ndihmën për SHBA: Uroj që kjo ndihmë modeste të mbështesë luftën tuaj dhe të kontribuojë në shëndetin e qytetarëve tuaj të infektuar.
Aeroplani ushtarak A400M ateroi në Bazën e Përbashkët “Andrews” jashtë Washingtonit.
Sipas presidencës turke, dërgesa përfshin 500 mijë maska kirurgjikale, 4 mijë kominoshe, 2 mijë litra dezinfektues, 1.500 syze mjekësore, 400 maska të tipit N-95 dhe 500 mbrojtëse të fytyrës.
Ndihma mjekësore e përgatitur nën udhëzimet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, mbante që mesazh për popullin e SHBA-ve.
“Pas mungesës së shpresës, shfaqet një shpresë e madhe dhe pas errësirës, del dielli edhe më i ndritshëm”, thuhet në mesazhin ku citohen fjalët e studiuesit të shekullit të 13-të, Jalaluddin Rumi.