Gjithmonë e më tepër del e vërtetë se fraksioni i Ahmet Davutoglut dhe Ali Babaxhanit brenda AKP-së po përgatitet prej kohësh të krijojë një parti të re dhe në zgjedhjet e ardhshme të kandidojë e vetme, shkruan foldrejt.com.
Komiteti Qendror i partisë së AKP, të hënën ju është drejtuar ish kryeministrit Davutoglu, si dhe Ayhan Sefer Ustun, Selçuk Özdag dhe Abdullah Basçit se do shkarkohen nga partia.
Më parë Davutoglu kishte kritikuar AKP-në se me koalicionimin me nacionalistët e MHP në zgjedhjet e 31 marsit, kishte humbur edhe vlerat ku ajo mbështetet.
Tashmë edhe media pro-qeveritare turke Sabah, flet se një fraksion i ri politik po lind dhe që do drejtohet nga ish ministri i jashtëm Ali Babaxhan dhe njëherësh themelues i AKP.
Në Turqi është mjaft e vështirë të korr sukses partia e re, kjo për shkak të kufirit prej dhjetë përqind. Megjithatë Davutoglu dhe Babaxhan kanë një rrjet të madh mbështetësish në Turqi, veçanërisht në rajonin e Konjës./Foldrejt.com