Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se beson se lideri rus po kërkon t’i japë fund luftës që filloi në Ukrainë dhe se do të bëhet një hap i rëndësishëm.
Ai u shpreh se gjatë bisedimeve të fundit me Vladimir Putin i ka dhënë përshtypjen se dëshironte “t’i jepte fund sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ukraina ka rimarrë pjesë të territorit të saj këtë muaj. Udhëheqësi turk tregoi se gjërat ishin mjaft problematike për Rusinë.
Erdogan foli për “diskutime shumë të gjera” me Putinin në një samit në Uzbekistan javën e kaluar.
Në një intervistë me transmetuesin amerikan PBS, presidenti turk tha se krijoi përshtypjen se presidenti rus dëshironte një fund të shpejtë të luftës.
“Ai në fakt po më tregon se është i gatshëm t’i japë fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Erdogan. “Kjo ishte përshtypja ime, sepse mënyra se si po shkojnë gjërat tani është mjaft problematike”, shtoi ai.
Erdogan tha gjithashtu se dy palët do të shkembejnë së shpejti 200 të burgosur. /abcnews.al/