“Ne ëndërrojmë që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë në paqe sa më shpejt të jetë e mundur, por duket se ngjarjet po zhvillohen negativisht nga dita në ditë”, tha Erdogan.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi synimin e tij për të folur me telefon sot me homologët e tij rusë dhe ukrainas, Vladimir Putin dhe Vladimir Zelensky.
(Sigurisht, Rusia nuk do t’i shikojë këto gjëra pozitivisht (aderimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO). Rusia është e shqetësuar kryesisht për çështjen finlandeze. Pse? Sepse ky është një vend kufitar dhe për këtë arsye nuk e mbështet anëtarësimin e Finlandës në NATO. Në fakt, Rusia “Nuk e mbështet hyrjen e asnjë vendi skandinav në NATO,” u tha Erdogan gazetarëve të dielën pas kthimit nga një vizitë në Azerbajxhan./FolDrejt/