Presidenti i Turqisë thekson se vendi “nuk mund të harrojë gjakderdhjen e dëshmorëve të tij në luftën kundër terroristëve” dhe se “organizatat terroriste veprojnë lirshëm në rrugët e Suedisë”.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëriti sot se Turqia nuk do të mbështesë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO derisa këto vende të ndërmarrin hapa të qartë, konkret dhe vendimtar në luftën kundër terrorizmit.
“Turqia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj përpjekjeve të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO derisa ato të ndërmarrin hapa të qartë, konkretë dhe vendimtar në luftën kundër terrorizmit”, theksoi Erdogan, sipas agjencisë së lajmeve Anatolia./FolDrejt/