Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO më 18 maj të këtij viti.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan informoi sot kryeministren suedeze Magdalena Anderson se Ankaraja pret hapa konkretë për shkak të lidhjes së vendit me organizatat terroriste.
Në një bisedë telefonike, Erdogan shtoi se embargoja për eksportet e armëve të vendosura ndaj Turqisë, të cilën Suedia e mbështeti pas hyrjes së ushtrisë turke në Siri në vitin 2019, duhet të hiqet, raporton Reuters, duke cituar agjencinë Anatolia./FolDrejt/