Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, shpreson se do të organizojë një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të parit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Erdogan ka kërkuar të luajë rolin e paqebërësit që nga shpërthimi i konfliktit.
Duke folur pas një takimi me kabinetin e tij, ai tha se shpreson se do të organizojë një samit mes liderëve “për të zgjidhur plotësisht këtë krizë”.
Si Kievi ashtu edhe Moska kanë hedhur poshtë çdo perspektivë për një takim mes Putinit dhe Zelenskyt në javët e fundit, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.