Turqia nuk do ua kthejë shpinën Palestinës dhe popullit palestinez, tha presidenti Rexhep Taip Erdogan gjatë takimit me deputetët arab në Kuvendin e Izraelit – Knesset, shkruan Daily Sabah, përcjell foldrejt.com.
“Ne do vijojmë të ndajme të gjitha idetë në dispozicion me vëllezërit tanë,” tha ai.
Ai i ftoi deputetët arab në Knesset që të unifikohen dhe të arrijnë më shumë të drejta në Izrael.
Palestinezët të cilët kanë nënshtetësinë izraelite janë 21 përqind të popullatës dhe njihen si arabët e Izraelit./Foldrejt.com