Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka zhvilluar bisedime me liderët e tjerë të pranishëm në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), që po mbahet në qytetin Samarkand të Uzbekistanit.
Presidenti Erdogan në Samarkand bashkëbisedoi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, presidetin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, presidentin e Taxhikistanit, Emomali Rahmon, presidentin e Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, si dhe me liderë të tjerë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Më herët, ai vizitoi zonat e sapondërtuara të qytetit Samarkand së bashku me pjesëmarrësit e tjerë të samitit.
Para turneut të qytetit, Erdoğan mori pjesë në një ceremoni të mbjelljes së fidanëve.
Gjatë ditës së nesërme, presidenti Erdogan do të marrë pjesë në takimin e 22-të të Këshillit të krerëve të vendeve të SCO-së si i ftuar special, ku Türkiye do të marrë pjesë në nivel presidencial për herë të parë që kur Ankara mori statusin e partnerit të dialogut të SCO-së në vitin 2012.
E themeluar në vitin 2001, organizata 8-anëtarëshe synon të forcojë marrëdhëniet miqësore dhe të fqinjësisë së mirë, si dhe besimin e ndërsjellë midis vendeve anëtare.
Presidenti Erdoğan pritet të adresohet në seancën e dytë të samitit, si dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me liderë, përfshirë presidentin Putin dhe homologun e tij kinez, Xi Jinping.
Marrëveshja historike e eksportit të grurit, e nënshkruar në muajin korrik nga Kombet e Bashkuara (OKB), Turqia, Rusia dhe Ukraina, po ashtu do të diskutohet gjatë bisedimeve mes presidentit turk dhe atij rus.
Erdogan ka deklaruar se Turqia dëshiron që të rifillojnë edhe dërgesat e grurit nga Rusia ashtu si eksportet e Ukrainës sipas marrëveshjes./FolDrejt/