Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nesër do të takohet në Soçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës thuhet se me ftesë së presidentit rus Putin, Erdogan nesër do të zhvillojë vizitë njëditore pune në Soçi.
Gjatë takimeve që Erdogan do të zhvillojë me homologun e tij rus, do të rishikohen me të gjitha dimensionet marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Rusi, si dhe do të shkëmbehen mendime rreth çështjeve aktuale rajonale dhe globale.