Presidenti i Turqise, Rexhep Tajip Erdogan, u takua me presidentin e Kinës, Xi Jinping.
Presidenti Erdogan u takua me presidentin kinez Xi Jinping në kuadër të takimeve dypalëshe në qytetin Samarkand të Uzbekistanit, në të cilin ndodhen për të marrë pjesë në takimin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Takimi Erdogan-Jinping zgjati gjysmë ore dhe u mbajt në Pallatin Veror të Presidentit të Uzbekistanit me dyer të mbyllura për mediat./FolDrejt/