Vendimi i Rusisë për të tërhequr trupat nga afër qytetit jugor të Ukrainës, Kherson, është një hap pozitiv, tha të enjten presidenti turk Tajip Erdogan, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Erdogan po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me perspektivat e bisedimeve midis Moskës dhe Kievit në një konferencë shtypi përpara se të nisej për një vizitë në Uzbekistan për një samit të shteteve turke.
Pjesë të Khersonit u kapën nga Rusia në fillim të luftës dhe nëse konfirmohet, tërheqja do të shënojë një nga tërheqjet më të rëndësishme të Moskës.
Megjithatë, zyrtarë të tjerë ukrainas dhe aleatë perëndimorë kanë hedhur dyshime mbi qëllimet pas njoftimit të Moskës dhe çfarë mund të nënkuptojë ai.
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha se Kievi nuk sheh “asnjë shenjë se Rusia po largohet plotësisht nga qyteti” i Khersonit dhe tha se këto deklarata “mund të jenë dezinformata”.
Kherson është një objektiv kryesor si për Moskën ashtu edhe për Kievin për shkak të lumit dhe portit të tij kryesor – ai është gjithashtu një portë për në Gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia./FolDrejt/