Tërmetet kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në 10 provinca dhe “mund të përshkruhen si fatkeqësia e shekullit”, tha Erdogan, ndërsa inspektoi përpjekjet e kërkim-shpëtimit në provincën Osmaniye, ku takoi viktimat e tërmetit, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Qindra mijëra njerëz po marrin pjesë në përpjekjet për të ndihmuar. Të gjitha llojet e ekipeve dhe automjeteve nga i gjithë vendi janë dërguar në rajon”, tha ai.
Pasi vizitoi viktimat e tërmetit në një spital në Kilis, Erdogan tha: “Të hënën e kaluar, ne u përballëm me tërmetin më të keq që ky rajon ka parë ndonjëherë në historinë e tij.” /FolDrejt/