Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë fjalimit të tij në Organizatën e Bashkëpunimit Islam, theksoi për domosdoshmërinë e unitetit musliman dhe që të fillojnë të besojnë në fuqitë e veta, informon foldrejt.com.
Ai tha se OKB, nuk ka zgjedhur kurrë zgjidhje në Bosnjë, Ruandë ose Siri, andaj ne duhet vetë të aktiviziohemi për ti marrë në duart tona problemet tona.
Këto deklarata Erodgan i ka bërë gjatë fjalimit në mbledhjen e 35-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI).
Më tutje Erdogan u ndal te tragjedia e Shqipërisë, ku ai bëri me dije se deri tani ka telefonuar dyherë me Edi Ramën.
“Gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë. Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila është veçanërisht detyrë e Organizatës Islame për Zhvillim. Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie, ka dobi në hedhjen e këtij hapi”, theksoi presidenti turk.
Kujtojmë se Shqipëria dje u godit nga dy tërmete të fuqishme me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë prej 6,3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash dhe më vonë me një magnitudë prej 5 ballë në Kepin e Rodonit.
Sipas të dhënave të deritanishme të siguruara nga autoritetet shqiptare, numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë ka arritur në 29-të, ndërkohë bilanci mund të rritet, pasi ka akoma persona tjerë që ndodhen të murosur në betonet e rrënojave./Foldrejt.com