Erdogan tha se pas këtij mandati, nëse fiton zgjedhjet, do t’ia kalojë stafetën rinisë.
Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, të planifikuara për në qershor 2023, Erdogan, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2003, dhe partia e tij islame-konservatore, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), shpresojnë të ruajnë pushtetin.
Në tetor, Erdogan përsëriti dëshirën e tij të kahershme për të përgatitur një Kushtetutë të re, e cila do të ishte “demokratike, e thjeshtë dhe vizionare”./FolDrejt/