Türkiye do të ketë fjalën e saj në të ardhmen e NATO-s ashtu siç e ka pasur në të kaluarën dhe e ka të tashmen e saj, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
“Ndërsa ne ndjekim politikën tonë të jashtme të pavarur, do të vazhdojmë të japim kontributet e nevojshme për NATO-n në frymën e Aleancës”, tha ai në një seri postimesh në Twitter për samitin e Madridit që përfundoi më herët gjatë ditës. shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Erdoğan tha se samiti i dha atij “mundësinë për t’u takuar me shumë krerë shtetesh dhe qeverish”.
Presidenti turk në margjinat e samitit zhvilloi takime me liderët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Spanjës, Holandës, Austrisë dhe BE-së.
Diskutimet gjatë takimeve u fokusuan kryesisht në zhvillimet në Ukrainë, tha ai.
Erdoğan e përshëndeti takimin e Madridit si “një nga samitet më të rëndësishme të NATO-s gjatë historisë së saj”.
“Ne miratuam Konceptin Strategjik, i cili do të zëvendësojë dokumentin e miratuar në samitin e Lisbonës në vitin 2010 dhe përcakton perspektivat e ardhshme të Aleancës”, shtoi ai./FolDrejt/