Në kohën kur Rusia mbështet ndërhyrjen sa më të shpejtë për të pushtuar regjimi i Sirisë Idlibin, është pikërisht Turqia që thotë se Idlibin duhet ta marrë në “duart e veta”.
“Të flasim sinqerisht, operacioni në Idlib është çështje kohe. Turqia nuk do largohet nga Idlibi për shkak të regjimit të Assadit dhe mbështetësve të tij (Iranit dhe Rusisë),” tha presidenti Rexhep Taip Erdogan, duke lënë të kuptohet se sulmi mbi Idlib kundër forcave të Assadit mund të fillojë përpara 29 shkurtit.
Në anën tjetër, Rusia ka thënë se sulmi mbi qeverinë legjitime të Sirisë është “skenari më i keq i mundur.”
Por në fakt populli civil sirian është ai që largohet në Turqi dhe jo në Iran dhe Rusi, që mbështesin gjëja “qeverinë legjitime të Damaskut”./Foldrejt.com