Siç theksoi Rexhep Tajip Erdogan, Turqia dhe Rusia mund të punojnë së bashku sepse nga kjo marrëveshje do të përfitojnë vendet e varfra, të cilat janë më të prekura nga kriza në tregun ushqimor.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i tha sot presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin se Turqia është e gatshme të lehtësojë eksportin e ushqimeve dhe plehrave nga Rusia, edhe pse kjo mund të shkaktojë pakënaqësi në disa vende.
“Ne jemi të vendosur të ofrojmë ndihmë si për vazhdimin e marrëveshjes aktuale për korridorin e grurit, ashtu edhe për eksportin e ushqimit dhe plehrave nga Rusia në vendet e varfra nëpërmjet Turqisë,” tha Erdogan, përcjell Fol Drejt.