Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se kishte disa probleme me reagimin fillestar ndaj tërmeteve shkatërruese që goditën jugun e vendit të hënën, por se çdo gjë po funksionon më mirë tani.
Gjatë një vizite në provincën e Kahramanmaras, pranë epiqendrës së tërmetit, Erdogan pranoi problemet me rrugët dhe aeroportet dhe vuri në dukje se situata tani është më e mirë, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Presidenti i Turqisë u tha qytetarëve që të dëgjojnë ekskluzivisht informacionin që marrin nga autoritetet dhe të injorojnë “provokatorët”./FolDrejt/