Turqia vlerëson ndihmën që vjen nga e gjithë bota dhe përpjekjet e shpëtimit, falë të cilave më shumë se 8,000 të mbijetuar nga tërmeti shkatërrues që goditi jugun e Turqisë u nxorrën nga rrënojat, tha sot presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan.
Në një fjalim me video drejtuar pjesëmarrësve të Samitit Botëror të Qeverive në Dubai, lideri turk tha se më shumë se 81 mijë persona të lënduar nga tërmetet janë liruar nga spitalet, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Dëshiroj të falënderoj edhe një herë të gjitha vendet mike dhe motra që po mbledhin ndihma për kombin tonë ditë e natë, duke mbështetur përpjekjet tona të kërkim-shpëtimit me ekipet e tyre dhe duke mos na harruar në lutjet e tyre”, tha Erdogan./FolDrejt/