“Me rastin e festës së Bajramit, të mos harrojmë të vizitojmë jetimët, fëmijët e dëshmorëve, si dhe nënat, baballarët, të afërmit tanë… të mos harrojmë të sëmurët, nevojtarët, të moshuarit dhe të shtypurit që u strehuan në vendin tonë”, tha Erdoğan
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka publikuar mesazh urimi me rastin e Fitër Bajramit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“I kërkoj secilit anëtar të kombit tonë që ta kthejë këtë Fitër Bajrami në një ‘festë të madhe vëllazërimi’ gjatë së cilës 85 milionë njerëz përqafojnë njëri-tjetrin, pavarësisht nga origjina apo besimi i tyre”, tha Erdoğan në video-mesazhin e tij.
Ai uroi që Bajrami të sjellë paqe, qetësi dhe mirëqenie për Turqinë, kombin turk, botën islame dhe mbarë njerëzimin.
“Me rastin e festës së Bajramit, të mos harrojmë të vizitojmë jetimët, fëmijët e dëshmorëve, si dhe nënat, baballarët, të afërmit tanë… të mos harrojmë të sëmurët, nevojtarët, të moshuarit dhe të shtypurit që u strehuan në vendin tonë”, shtoi Erdoğan.
Ai falënderoi forcat e sigurisë që janë në detyrë “për mbrojtjen e atdheut” dhe përkujtoi dëshmorët e vendit./FolDrejt/