Përkundër problemit të inflacionit, Turqia duket se u mbetet besnik kontratave të nënshkruara më parë. Në 29 gusht presidenti i saj Rexhep Taip Erdogan do udhëtojë për në Beogradi ku do takojë homologun serb, Aleksandar Vuçiq.
Qëllimi kryesor i vizitës së presidentit turk në Serbi lidhet me nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë. Pjesë e projektit që kap shifrën e 3 miliard eurove është edhe kompania turke, Tasyapi. Vetë Turqia financon një pjesë të konsiderueshme të autostradës.
Ky ndryshe njihet si korridori 5 që lidh Kroacinë, Bosnjën, Serbinë dhe përfundon në Hungari./Foldrejt.com