Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i sigurt në kryesimin e tij të qartë drejt rizgjedhjes, ka deklaruar se fitues në zgjedhjet kombëtare që përfunduan sot janë 85 milionë qytetarët e Turqisë, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
“Fituesit e zgjedhjeve të 14 majit dhe të 28 majit janë të gjithë 85 milionë qytetarët tanë”, tha presidenti Erdogan në një fjalim drejtuar kombit nga qyteti i Stambollit.
“Ne thamë ‘do të fitojmë në një mënyrë që askush të mos humbasë’. Kështu që, sot fituesja e vetme është Turqia”, theksoi Erdogan.
Më tej, ai tha se me këtë fitore është hapur dera e “Shekullit të Turqisë”.
“Ne përfunduam raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me vullnetin e kombit tonë”, tha Erdgğan.
“Dëshiroj të falënderoj çdo pjesëtar të kombit tonë që na besoi edhe një herë përgjegjësinë e qeverisjes së vendit për 5 vitet e ardhshme”, u shpreh ai.
Sipas kreut të Këshillit Suprem Zgjedhor të Turqisë (YSK), Ahmet Yener, nga 75,42 për qind të votave të numëruara, presidenti Erdoğan kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53,41 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, ka 46,59 për qind./FolDrejt/