Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi sot se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen më 14 maj, duke konfirmuar kështu planin e mëparshëm për mbajtjen e votimit për rreth tre muaj pasi më shumë se 45 mijë njerëz vdiqën në atë vend në një tërmet shkatërrues.
Ai shprehu shpresën se kombi do të bëjë gjënë e duhur, para deputetëve të AK Partisë në pushtet në parlament, me sa duket duke aluduar në zgjedhjet, të cilat konsiderohen sfida e tij më e madhe politike, raporton Reuters.
Erdogan, duke synuar të zgjasë qëndrimin e tij për një dekadë të tretë, më parë tha se po e zhvendoste votimin në maj për të shmangur pushimet e qershorit, transmeton Fol Drejt.