Erdoğan theksoi se dëshira më e madhe e Türkiye-s është vendosja e paqes në Ukrainë dhe se Türkiye vazhdon të punojë në planin e OKB-së që synon të sigurojë që drithërat e Ukrainës të arrijnë tregjet botërore.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kanë realizuar një bisedë telefonike në të cilën diskutuan zhvillimet e fundit në luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Duke theksuar se tryeza e negociataave duhet të mbahet e hapur pasi zgjidhja mes Ukrainës dhe Rusisë do të arrihet vetëm përmes diplomacisë, presidenti Erdoğan deklaroi se Türkiye është e gatshme të japë çdo mbështetje, përfshirë lehtësimin dhe ndërmjetësimin në Procesin e Istanbul-it”, njoftoi Drejtoria Turke e Komunikimeve.
Më tej, thuhet se Erdoğan theksoi se dëshira më e madhe e Türkiye-s është vendosja e paqes në Ukrainë dhe se Türkiye vazhdon të punojë në planin e Kombeve të Bashkuara (OKB) që synon të sigurojë që drithërat e Ukrainës të arrijnë tregjet botërore.
Presidenti turk gjithashtu falënderoi presidentin ukrainas për urimin e Bajramit që Zelenskyy e bëri në gjuhën turke në një video-mesazh me rastin e Kurban Bajramit. /FolDrejt/