Aleanca Republikane ka emëruar zyrtarisht Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, si kandidat të saj në zgjedhjet presidenciale të majit, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Sipas kërkesës së dorëzuar në Këshillin e Lartë Zgjedhor nga përfaqësuesit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet dhe Partisë Lëvizja Nacionaliste, që përbëjnë Aleancën Republikane, Erdogan do të jetë kandidati i tyre i vetëm.
Kandidati i opozitës dhe kreu i Partisë Popullore Republikane Kemal Kiliçdaroglu do të jetë kundërshtari i Erdoganit në zgjedhje.
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi janë caktuar për 14 maj. /FolDrejt/