Thuhet se e kaluara nuk duhet të shërbejë për të ardhmen, megjithatë kundërshtarët dinë shpesh të përmendin të kaluarën për t’ju diskredituar. Kështu ndodh së fundi mes shteteve të mëdha, konkretisht mes Francës dhe Turqisë, informon foldrejt.com. Në kohën kur Franca dita-ditës përmend dhe voton në parlament si gjenocid vrasjen dhe dëbimin e armenëve gjatë 1915, të njëjtën gjë po bën Turqia e presidentit Rexhep Taip Erdogan, në lidhje me masakrat dhe vrasjet e arabëve nga Franca shekullin e kaluar.
Sipas Erdoganit dhe presidentit algjerian, Abdelmadjid Tebboune, “Franca ka vrarë më shumë se pesë milion algjerianë në 130 vite”.
“Do isha shumë i lumtur, nëse do më dërgoni këto dokumenta historike,” i tha Erdogani presidentit algjerian Tebboune.
“Padyshim që Franca nuk ka kryer masakra vetëm në Algjeri, por edhe në Ruanda. Shumë shtete të Afrikës Veriore kanë dëshmi për masakrat e francezëve,” vijoi Erdogani, duke shtuar se edhe Senegali nuk ka këndvështrim të mirë ndaj Francës.
Realisht është mirë që historia e tmerrshme e gjithësecilit të dënohet dhe të kërkohet kërkimfalja, por është e dëshme nëse këto publikohen vetëm për përfitime gjeostrategjike e politike./Foldrejt.com