Partia qeveritare turke AKP ka arritur të triumfojë 24 nga 39 komunat e Stambollit, megjithatë nuk arriti të triumfojë Stambollin, shkruan foldrejt.com.
Edhepse AKP ka folur për parregullsi zgjedhore në Stamboll, sipas gjitha gjasave kryetari i ardhshëm i kryeqytetit të botës do jetë Ekrem Imamoğlu (CHP), që sipas Komisionit të Lartë Zgjedhor fitoi vetëm me 25 mijë vota kundrejt kandidatit të AKP, Binali Yıldırım. Stambolli u kthehet opozitarëve të CHP, përherë të parë prej 1994, kur atëherë kryetar u shpall presidenti i tanishëm Rexhep Taip Erdogan.
AKP fitoi këto komuna në Stamboll: Arnavutköy (fshati shqiptar), Bağcılar, Bahçelievler, Başakşehir, Bayrampaşa, Beykoz, Beyoğlu, Çatalca, Çekmeköy, Esenler, Eyüpsultan, Fatih, Gaziosmanpaşa, Güngören, Kağıthane, Pendik, Sancaktepe, Sultanbeyli, Sultangazi, Şile, Tuzla, Ümraniye, Üsküdar dhe Zeytinburnu.
Në anën tjetër opozita CHP fitoi: Adalar, Ataşehir, Avcılar, Bakırköy, Beşiktaş, Beylikdüzü, Büyükçekmece, Esenyurt, Kadıköy, Kartal, Küçükçekmece, Maltepe, Sarıyer dhe Şişli. Interesante është se në Beshiktash, CHP ka fituar me 73 përqind të votave.
Edhepse AKP akoma nuk e ka uruar CHP për fitoren në Stamboll, duke shpresuar për parregullsi dhe zgjedhje të reja, fitore morale në këtë qytet ka korrur opozita.
Krahas Stambollit, opozita ka fituar Ankaranë, Izmirin, Antalyan dhe Adanën; kurse AKP ka fituar Bursën, Konjën, Kocaelin. Në rang republikan 45 përqind kanë votuar për partinë e Erdoganit, kjo falë edhe mbështetjes së madhe të kurdëve në juglindje; kurse CHP ka fituar 30 përqind të votave, por shumicën e tyre në vendet urbane./Foldrejt.com