Erërat e forta që po vazhdojnë gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa pjesë të Kosovës, duke dëmtuar rrjetin elektroenergjetik.
Lidhur me këto dëme edhe KEDS ka dalë me njoftim duke treguar zonat më të prekura të Kosovës.
“Për shkak të erërave të forta që sot në mëngjes kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektroenergjetik, si në largpërçues dhe në shtylla elektrike.
Si rrjedhojë, edhe disa dalje 10kV kanë mbetur jashtë funksionit.
Rajonet më të prekura janë Peja, Mitrovica, Prishtina dhe Ferizaj.”, thuhet në njoftimin e KEDS.
“Ekipeve të KEDS-it të këtyre rajoneve u kanë shkuar për ndihmë edhe ekipet e rajoneve të tjera, në mënyrë që të sanohen dëmet sa më shpejt që është e mundur.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike.”, theksohet tutje./FolDrejt/