The Sun shkruan se marrëveshja ndërmjet Erik ten Hag dhe drejtuesve të Manchester United, është arritur.
Një zyrtar i Ajax-it ka konfirmuar se me gjithë përpjekjet e klubit për ta mbajtur pranë vetes teknikun e famshëm holandez, nuk ia ka dalë ta bindë, transmeton Fol Drejt.
Gerry Hamstra citohet të ketë thënë:
“Mund të jem shumë i qartë për këtë, ne provuam. Ne bëmë gjithçka për të. Ne po bëjmë gjithçka për ta mbajtur atë.”
Kur u pyet nëse Ten Hag po kërkon t’i ofrohej një kontratë e re, Hamstra u përgjigj: “Po. Ne provuam gjithçka. Kur? Kohët e fundit.”
Javën e kaluar, u raportua se Ten Hag kishte rënë dakord verbalisht për një kontratë katërvjeçare me Djajtë e Kuq./FolDrejt/