Manchester United do të përpiqet të nënshkruajë një sulmues në merkaton e ardhshme të janarit pas përfundimit të kontratës së Cristiano Ronaldos, thotë menaxheri Erik ten Hag.
“Po [e ndjej se United duhet të sjellë një sulmues], por vetëm kur të gjejmë lojtarët e duhur. Ne bëjmë gjithçka në fuqinë tonë. Ne po bëjmë kërkime për çdo mundësi dhe bëjmë gjithçka që mundemi nëse ekziston mundësia për t’i kontaktuar ata”, zbuloi Ten Hag në një intervistë me anëtarët e shtypit britanik në kampin stërvitor dimëror të United në Jerez, shkruan Manchester Evening News, transmeton Fol Drejt.