Erik ten Hag këmbëngul se dëshiron të lërë pas polemikat me Cristiano Ronaldon, pasi ka rikthyer legjendën e klubit në skuadrën e Manchester United, shkruan The Sun, përcjell Fol Drejt.
Trajneri i Djajve të Kuq e pezulloi Ronaldon nga ndeshja kundër Chelseat në fundjavë, pasi ai kishte refuzuar të hynte si zëvendësues kundër Spurs në mesjavën e kaluar.
Por pas bisedimeve të paqes mes dyshes, Ronaldo është rikthyer dhe do të nisë në ndeshjen e nesërme në Europa League kundër FC Sheriff.
Ten Hag tha: “Nuk është e vështirë.
“Por unë mendoj se ne thamë gjithçka dhe iu përgjigjëm të gjitha pyetjeve, ai ishte jashtë për një ndeshje dhe është kthyer në skuadër si zakonisht.
“Ne nuk do të përgjigjemi më, kështu që të gjitha pyetjet, mendoj, gjithçka shpjeguam dhe duhet të fokusohemi te ndeshja e nesërme, kemi një lojë të rëndësishme sepse duam të jemi numri një në grup.
Kapiteni i klubit, Harry Maguire, është rikthyer gjithashtu në skuadër pasi ka qenë jashtë për shkak të një dëmtimi të pësuar me kombëtaren e Anglisë.
Ndërsa Maguire është rikthyer, Raphael Varane i cili u largua i përlotur nga ndeshja me Chelsean pasi pësoi një dëmtim të kofshës, duket se do të humbasë botërorin me Francën.
Trajneri i United, Ten Hag, konfirmoi se ai nuk do të luajë më përpara Kupës së Botës. /FolDrejt/