Sipas RMC Sport, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, dëshiron që sulmuesi Anthony Martial të shitet në dritaren e ardhshme të transferimeve, pas reagimit të tij për t’u zëvendësuar në ndeshjen e fundit të ligës kundër Bournemouth, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Martial reagoi ndaj zëvendësimit duke shkuar drejt e poshtë tunelit në dhomën e zhveshjes, gjë që zemëroi Ten Hag, i cili thuhet se ka humbur të gjithë durimin me sulmuesin francez. /FolDrejt/