Erin E. McKee, ndihmës administratore e USAID-it, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanit, shkruan Fol Drejt.
McKee pas takimit me të parën e shtetit, ka thënë ndër të tjera se e ardhmja e Kosovës varet edhe nga pavarësia e saj energjetike:
“Ardhmëria e Kosovës varet edhe nga forcimi i sistemit energjetik, ne do të jemi këtu që ta përkrahim Kosovën në diversifikimin e furnizimin me energji elektrike. Do t’i ndihmojmë që të bëjë tranzicionin drejt dekarbonizimit”, tha ajo.
Në këtë kontekst ajo është shprehur se edhe njohja e ndërsjellë me Serbinë, do t’i ndihmonte Kosovës në integrimet euroatlantike.
Për më shumë Mc Kee ka thënë se “do të jemi këtu për të gjitha vendet e rajonit, për Kosovë edhe për Serbi, në mënyrë që të krijojmë një mjedis ku të rinjtë nuk do ta shohin të ardhmen më në vendet jashtë atdheut të tyre, por do të shohin një të ardhme në vendet e tyre.”/FolDrejt/