Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, është përfshirë në një polemikë në distancë me kryetarin e Tiranës Erion Velijaj, shkruan Fol Drejt.
Gjithçka nisi nga një postim i Berishës në llogarinë e tij, i cili me anë të një fotoje akuzoi kreun e kryeqytetit shqiptar “se është fshehur”, pas përmbytjeve.
“Tirana e përmbytur! Lal betoni është fshehur!” – shkroi Berisha.
Megjithatë, Velijaj ia kujtoi që fotoja ishte e rreme, duke e cilësuar madje si “pisburrë”:
“Foto 1 e Tiranes se Saliut 2013, parkingu i ETC
Foto 2 e Tiranes sot, i njejti vend Downtown One!
Por seniliteti dhe ligesia e tij – qe çdo fatkeqesi kerkon ta perdore banalisht – jane fatkeqesia e nje force qe ka degraduar bashke me te ne pusetat e Tiranes #PisBurre”
Foto 1 e Tiranes se Saliut 2013, parkingu i ETC
Foto 2 e Tiranes sot, i njejti vend Downtown One!
Por seniliteti dhe ligesia e tij – qe çdo fatkeqesi kerkon ta perdore banalisht – jane fatkeqesia e nje force qe ka degraduar bashke me te ne pusetat e Tiranes #PisBurre 🤮✌️ pic.twitter.com/XHwWTj92yS
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) November 20, 2022
Ua kujtojmë se pas reshjeve të shumta, shumë regjione në Shqipëri janë duke u ballafaquar me vërshime./FolDrejt/