Futbollisti i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka pranuar se mezi priste që të rifillonte sezoni i Premierligës, pasi ishte i zemëruar pasi Norvegjia nuk luajti në Kupën e Botës në Katar, raporton “Sky Sport”, transmeton Fol Drejt.
Mbrëmë, Manchester City ka mposhtur Leedsin me rezultat 3:1 si mysafir në kuadër të xhiros së 17-të të Premierligës. Ky ishte dueli i parë i “qytetarëve” në Premierligë pas pushimit për shkak të Botërorit të Katarit. Sulmuesi norvegjez ka shënuar dy gola për skuadrën e tij në këtë ndeshje. Ai shënoi 26 herë në 20 ndeshje këtë sezon.
“Isha në shtëpi, pak i zemëruar që nuk po luaj në Kupën e Botës. Duke parë futbollistë të tjerë, që shënojnë gola për të fituar Kupën e Botës, disi më prek, më motivon dhe më acaron. Tani jam më i uritur dhe më në formë se ndonjëherë më parë”, tha Haaland për “Amazon Prime“./FolDrejt/