Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland e admiron trajnerin e City, Josep Guardiola.
“Unë kurrë nuk kam kaluar në ndonjë klub vetëm për shkak të trajnerit, por në rastin e Pep Guardiolës, ky aspekt ishte shumë i rëndësishëm”, thotë norvegjezi 22-vjeçar në një intervistë për TimesSport. “Unë e konsideroj atë trajnerin më të mirë në futbollin botëror”, tha lojtari, shkruan abcnews.al.
Erling Haaland iu bashkua Manchester City nga Borussia Dortmund pas përfundimit të sezonit 2021/22. Çmimi i tij kapte vlerën e rreth 60 milionë eurove, pa përfshirë bonuset.
Në dhjetë ndeshjet e para për Manchester City, Haaland shënoi 14 gola./FolDrejt/