I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, tha se nismën e Ballkanit të Hapur e sheh si një mundësi për Malin e Zi dhe rajonin në aspektin e integrimit ekonomik.
Këtë e ka thënë Escobar në një intervistë për agjencinë MINA, i cili ka qenë në Podgoricë me rastin e betimit të presidentit të sapozgjedhur Jakov Milatoviq.
Escobar përsëriti se SHBA do të mbështesë të gjitha nismat që afrojnë Ballkanin Perëndimor me Evropën, si dhe nismat që afrojnë vendet e rajonit me njëri-tjetrin dhe që janë të hapura për të gjithë./FolDrejt/