Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak së shpejti do ta vizitojnë Kosovën, transmeton Fol Drejt.
Këtë e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, byroja e çështjeve evropiane dhe euro-aziatike, ka njoftuar zyrtarisht tashmë se i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta vizitojë Prishtinën javën e ardhshme.
Sipas një njoftimi të publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter, ky departament bën me dije se Gabriel Escobar po i bashkohet ekipit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçakut, për të shtyr përpara çështjen e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
”I dërguari amerikan, Gabriel Escobar do t’i bashkohet të dërguarit special Miroslav Lajçakut në Bruksel, Prishtinë dhe Beograd nga 30 janar deri më 4 shkurt, për të inkurajuar liderët e Kosovës dhe Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në njoftim, transmeton Fol Drejt.
🇺🇸Special Representative Gabriel Escobar will join 🇪🇺EUSR @MiroslavLajcak in Brussels, Pristina, & Belgrade Jan 30-Feb 4 to encourage 🇽🇰 & 🇷🇸 leaders to normalize relations through the EU-facilitated Dialogue and implement reforms on the path to EU integration.
— DoS Europe and Eurasia (@StateEUR) January 26, 2022