Pas përmbylljes së takimeve me liderët institucionalë dhe ata opozitarë në Kosovë, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, u takuan me përfaqësuesit e serbëve në Mitrovicë të Veriut.
Ritheksuan se po bëjnë gjithçka për të parandaluar tensionimin e situatës më një shtator në Veri të vendit. Dy ndërmjetësit, pas qëndrimit në Kosovë, udhëtuan për në Beograd për bisedime me zyrtarët e lartë serbë./21Media