I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se kriza në veri të Kosovës ka potencial të shndërrohet në një konflikt ndërkombëtar dhe rajonal dhe se SHBA-të i mbështesin plotësisht përpjekjet e BE-së për zgjidhjen e krizës.
Në një video-konferencë të përbashkët së bashku me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ai theksoi se Kosova dëshiron të jetë pjesë e Evropës.
“Ne, si mbështetësi më i madh i Kosovës, duam t’i shohim në BE dhe NATO, dhe në mënyrë aktive inkurajojmë të dyja palët që të fokusohen në dialog dhe të punojnë shumë për të arritur atë që është rënë dakord në marrëveshjen e Ohrit”, shtoi Escobar./FolDrejt/