Vëmendja për takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, po shtohet. Komuniteti ndërkombëtar ka qenë i përkushtuar këto ditë t’i inkurajojë palët për arritjen e një marrëveshjeje të dobishme jo vetëm për të dyja vendet por edhe për rajonin, ndërsa edhe vizita e fundit e Gabriel Escobar, po shihet në këtë frymë , shkruan Fol Drejt.
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Gabriel Escobar, ka shfrytëzuar rastin që pak ditë para takimit të Ohrit, ta vizitojë Beogradin, me ç’rast është takuar me presidentin Vuçiq.
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Vuçiq ka shkruar:
“Një bisedë e hapur dhe e drejtë me përfaqësuesen amerikane. Unë besoj në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së.”
Në komunikatën e Presidencës së Serbisë të lëshuar për media thuhet se “është diskutuar procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve përmes kompromisit dhe të qëndrueshme në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”.
Por Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, njëherësh edhe emisari i ShBA-ve për çështjet e Ballkanit Perëndimor, pritet të premten ta vizitojë edhe Kosovën.
Sipas burimeve qeveritare, takimi ndërmjet Escobarit dhe Kurtit pritet të ndodh të premten. Në këtë mënyrë zyrtarët e ShBA-ve dhe Bashkimit Evropian (BE), do ta vijojnë frymën e inkurajimit për liderët ballkanik, të cilët pritet të marrin një vendim pozitiv, në llogari të përmirësimit të marrëdhënieve të ndërsjella./FolDrejt/