Krerët e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, do ta presin sot në takim të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, shkruan Fol Drejt.
Sipas njoftimit nga presidenca, pas këtij takimi, Osmani e Escobar do të deklarohen për media.
Escobar, po ashtu, do ta takojë edhe Kryeministrin Albin Kurti.
Takimi pritet të ndodhë në orën 9:50, sipas njoftimit nga kryeministria.
Paraprakisht, Gabriel Escobar do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, me fillim të orës 8:30, dhe ndërkohë gjatë ditës, ai do të takohet edhe me krerët e opozitës./FolDrejt/