Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë në vend këtë të mërkurë.
Sipas burimeve të Klankosova.tv, Escobar pritet t’i takojë krerët opozitarë në ambasadën amerikane në Prishtinë.
Vizita e fundit e Escobarit në Kosovë ndodhi më 26 gusht ku bashkë me të ishte edhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai, gjatë kësaj vizite takoi krerët e institucioneve por edhe ata të opozitës, për të cilët kishte porositë të qartë që të përmbaheshin nga dhuna dhe të shihnin rrugë përpara konstruktive, pasi më 1 shtator pritej të hynte në zbatim masa e reciprocitetit për dokumente.
Duke vepruar kështu Escobar, tha asokohe se Kosova duhet ta ruajë karakterin e saj të famshëm multientik.
Te mbajtja e këtij titulli dhe qëllimi për integrimet euro-atlantike Republikën kosovare dhe atë serbe, e dërgon vetëm dialogu dhe ujdia finale.
Por paraprakisht, duhet zbatuar krejt ujditë e arritura. E për Prishtinën vlen veçmas Asociaconi, që i dërguari i ShBA-së, thotë se duhet të del me opsione evropiane.
“Krejt ujditë e arritura më parë duhet të zbatohet përfshirë Asociacionin e Komunave Serbe. Ky ishte një mesazh që ne i dhamë qeverisë së Kosovës, mjaft qartë para dy dite. Është mesazh i qartë që sekretari Blinken i dha presidentes Osmani e kryeministrit Kurti, kur ata vizituan Uashingtonit dhe është diçka për të cilën ne do vazhdojmë të insistojmë”.
Cilat janë porositë e Escobar për Kosovën e Serbinë? (VIDEO)