I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, shkruan Klan Kosova, përcjell Fol Drejt.
Më vonë ai pritet të takohet edhe me disa nga krerët e partive opozitare në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Sipas Tanjug, diplomati amerikan Gabriel Escobar nesër do të takohet në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Takimi mes Vuçiqit dhe Escobarit është planifikuar për në orën 9:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, pas së cilës do të dërgohet një njoftim për mediat”, transmeton Tanjug.