Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, e ka filluar vizitën e tij me takimin me Presidenten e Republikës së Kosovës – Vjosa Osmani, shkruan Fol Drejt.
Kjo vizitë e Escobarit po vjen një ditë para takimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Në konferencën e përbashkët për media Presidentja Vjosa Osmani tha se Republika e Kosovës do të vazhdojë të shfaqet konstruktive në procesin e dialogut, duke e kuptuar “momentumin e rëndësishëm” në Ohër. Sipas saj, vetëm në një proces ku trajtohemi të barabartë, mund të arrihet diçka e vlefshme.
“Kosova shkon drejt Ohrit me këtë mendësi dhe me një shpres për një rezultat pozitiv” – tha mes tjerash ajo, duke ua kujtuar opinionit se marrëveshjen e cila pritet të nënshkruhet në Ohër, të miratohet në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar tha se “ne kemi për qëllim që të mbështesim plotësisht çdo rezultat që ofron paqe për rajonin”, duke shtuar se propozimi evropian, me ndërmjetësimin e BE-së, ka ofruar një rast të mirë për të dy palët.
“Ne kemi për qëllim që kjo të funksionojë për Kosovën, por jo vetëm për Kosovën por edhe për Ballkanin” – tha më pas ai.
Escobar tha se ai është optimist se takimi në Ohër do të jetë i frytshëm dhe se “pas të shtues do të kemi lajme pozitive”.
Escobar pas takimit me presidenten, pritet të takohet edhe me Kryeministrin Albin Kurti./FolDrejt/