I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së bashku me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak nesër do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë.
Ndonëse ende nuk është bërë e ditur agjenda e takimeve që do të zhvillojnë të dy emisarët, Telegrafi nga burime të saja ka mësuar se Escobar do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani.
Të njëjtat burime kanë thënë se presidentja Osmani nuk pritet që një takim të ngjashëm ta ketë me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Esobar ka qëndruar në Bruksel më 18 gusht, kur është zhvilluar dialogu mes Kurtit dhe Vuçiqit. Ai është takuar ndaras me të dy liderët dhe Lajçakun.
Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk kanë arritur marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të Kosovës si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumentet serbe. /Telegrafi/