Nënkryetari i Listës Serbe (SL) Igor Simiq dhe anëtari i Presidencës Slavko Simiq kanë pasur sot në Departamentin e Shtetit një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
Siç raporton SL, në takim është përcjellë qëndrimi i komunitetit serb për situatën e sigurisë politike në Kosovë, nevojën e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë marrëveshjet për formimin e Unionit të Komunave Serbe, si dhe udhërrëfyesin për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.