Mbrëmë vonë, më shumë se 24 orë pas shembjes së godinës, pesë persona janë shpëtuar nga rrënojat, rreth 20 prej tyre kanë mbetur të bllokuar, ndërsa 39 figurojnë të zhdukur.
Pas shembjes së ndërtesës në qytetin Changsha të Kinës, në të cilën dhjetëra njerëz mbetën nën rrënoja, policia kineze arrestoi sot pronarin e atij objekti dhe tetë persona të tjerë, njoftuan mediat shtetërore.
Policia në qytetin Changsha njoftoi se arrestoi tre projektues të ndërtesës dhe pesë persona për vlerësim të rremë të sigurisë, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.