Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka përkujtuar policin Enver Zymberi, shkruan Fol Drejt.
Zymberi, i cili ra heroikisht gjatë aksionit për marrjen në kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 që gjenden në veri, sot mbush 11 vjet, që nga rënia.
“Enver Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës, për çka shteti ynë asnjëherë nuk do ta harrojë, sepse Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heq dorë nga sovraniteti i saj dhe as nga shteti ligjor dhe i së drejtës” – ka shkruar Kryeministri Kurti.